Megjithëse në këto teste të para miqësore, ka ende shumë dyshime mbi të rinjtë e Shqipërisë, e më në veçanti nga grupi i futbollistëve që drejtohet nga ana e Mustedanagiç, trajneri boshnjak është i qetë përpara nisjes së eliminatoreve të europianit.
Kuqezinjtë zhvilluan dy takime miqësore gjatë këtyre ditëve kundër Kosovës, në të cilat nuk ka arritur të fitojë në asnjë prej tyre, duke u ndarë në rezultatet 1-1 dhe 0-1.
Gjithsesi trajneri Mustedanagiç ka një popullaritet të madh te tifozët shqiptarë, shumë prej tyre e konsiderojnë një profesionist të vërtetë boshnjakun, duke parë punën e bërë gjatë kësaj kohe.
“Këto ishin takime të rëndësishme që kemi zhvilluar dhe duhet të themi se Kosova është me nivel. Këto takime më ndihmuan të dal në disa përfundime përpara kualifikueseve të Europianit. Kemi kohën e duhur për t’ia dalë do të bëjmë maksimumin për të përfaqësuar Shqipërinë në mënyrë dinjitoze. Futbolli i sotëm nuk e njeh më kundërshtarin e dobët”, ka përfunduar Mustedanagiç. /Shqipëria.ch/