Një Kombëtare ka nevojë për lojtarë që e duan atë. Ka nevojë edhe për një trajner kreativ, i cili duhet të organizojë një lojë të bukur për të gjetur rezultat. Ka nevojë për tifozët që të brohorasin pëe 90 minuta në stadium. Por mbi të gjitha ka nevojë për një kapiten. Mos t’u duket e çuditëshme nëse jut hemi se Kombëtarja e vërtet është kapiteni. E nëse do të bënim pak ndryshim në një nga shprehjet e urta popullore, do të kishim këtë proverb të re. “Më thuaj ke kë kapiten, të të them çfarë Kombëtare je”. Tipike për situatën në kampin tonë kuq e zi.
Në dhjetë ndeshjet e fundit, Panuçi nuk ka eksperimentuar vetëm me lojën, skemat, zvendësimet por edhe me kaptenët. Si për ironi, 5 kapiten ka provuar fanella jonë e Kombëtares. Shiriti i verdhë dikur qendronte në një krah legjendar, ndërsa sot hidhet dhe pritet sipas dëshirës së trajnerit. Në fillim Agolli, u krijua bindja se më shumë se kushdo tjetër nuk mund ta meritonte. Ka eksperiencë, grintë, saktësi dhe mbi të gjitha një “hije kapiteni” . Më pas u testua Berisha. Deri diku mirë, fundja kemi parë portier që ujanë kapiten të zotë në Kombëtare. Por kur nisi shëtitja e shiritit sa tek Hysa,j Roshi, dhe së fundmi Hyka duke sjell një situatë pak qesharake.
Rregulli i Panuçit ishte: kush ka më shum ndeshje me Kombëtaren ka privilegjin e shiritit. Nuk funksionon kështu, madje nuk funksionoi kështu. Në ndeshjet e fundit mmund të themi se Shqipëria ka luajtur pa kapiten. Thirret Agolli dhe lihet në tribunë, Berisha në stol ndërsa Mavraj s’di se ku. Ekipi nuk ka nevojë për ulërimat apo urdhërat e trajnerit, ka nevojë edhe për fuqinë e zërit të kapitenit, forcës dhe energjisë që ai transmeton në 90’ minuta. Këtë nuk e kemi parë. Nuk kemi parë që “kapitenat” e rinjë të bëjnë rolin e atyre të vjetërve./Shqipëria.ch/