Dikur Shani Tarashaj, sot Enea Mihaj. Dikur në kurriz të Shqipërisë, sot në favor të saj. Dikur vinte si një leksion i marrë, sot jemi ne që e japim atë.
Përpara disa kohësh, karriera e Shani Tarashajt do të merrte fund në arenën ndërkombëtare, megjithëse cilësohej si një talent i së ardhmes. 1 minutë! Kaq ka mjaftuar që Zvicra ti digjte mundësinë futbollistit shqiptar, për të zgjedhur një tjetër përfaqësuese. Megjithëse nuk e kishte në projektin e saj, helvetët nuk ndjen aspak keqardhje për Tarashajn.
Tashmë këtë situatë Panuçi duket se po e përsërit me Mihajn. Tekniku italian e aktivizoi vetëm për pak minuta mbrojtësin që i tha 7 herë “JO” Shqipërisë, por mjaftueshëm për t’i mbyllur historinë e Greqisë. Futbollisti shqiptar ishte shumë pranë përfaqësimit të kundërshtarëve të përjetshëm të shqiptarëve, por e gjitha kjo histori mund të kthehet edhe në një shembull, precedenti Tarashaj e vërteton./Shqipëria.ch/