Në një situatë kritike dhe pa rrugëzgjidhje duket ajo në kampin e kuqezinjëve tanë. Jo vetëm humbja ndaj Skocisë por edhe fitorja ndaj Izraelit nuk bind në lojën e Panuçit. Nga ana tjetër kemi Kosovën e Shaland. Dadanet kruesojnë Grupin D me 4 pikë. Në po aq ndeshje, Kosova nuk di të pësojë gol.
Tre fitore dhe një barazim u ka dhënë forcë Dardanëve të besojnë de me të drejtë. E kundërta ndodh me Shqipërinë. Në 5 ndeshjet e fundit, 4 janë humbje, 10 gola të pësuar, dhe një fitore me shumë fatë ndaj Izraelit që nuk të thotë shumë. Nëse do justifikohemi më kundërshtar të fort kjo nuk qendron.
Norvegjinë e njihnim, Kosovën po ashtu, ndaj Ukrainës nuk toleroheshin 4 gola ndërsa ndeshja me Skocinë tregoi se një pozicionim më i duhur mund t’i bëntë ballë ekipit ishullor. Ndërkohë Kosova është më e qetë, u jep hapsirë të gjithë lojtarëve dhe funksionon si një trup i vetëm. Nëse Panuçi ka nevojë për një shembull, e ka në veri të Shqipërisë, tek ekipi vllazëror i shqiptarëve./Shqipëria.ch/