You are here
Home > Kryefaqja > Kosova fitoi ndaj Ishujt Faroe, vazhdon historia e Munishit: I vlerësuan si të luanin Brazilin

Kosova fitoi ndaj Ishujt Faroe, vazhdon historia e Munishit: I vlerësuan si të luanin Brazilin

“Nuk e kuptoj, të vlerësosh në maksimum Ishujt Faroe, që janë sa dy lagje të Prishtinës, nuk e di se çfarë mund të ndodh me kundërshtarët e tjerë”, shprehej trajneri i njohur shqiptar, Ismet Munishi përpara ndeshjes së djeshme.

“Dardanët” fituan me rezultatin 2-0, ndërsa Munishi nuk heq dorë nga stili i tij i deklaratave, që e bën atë padyshim nga më të veçantët në trevat shqiptare. Në një prononcim për “Insport”, trajneri shqiptar ka thënë se kundërshtari është vlerësuar nga Kosova përpara takimit, sikur të luhej ndaj Brazilit.

“U friksova para ndeshjes sepse Ishujt Faroe i vlerësuan sikurse Brazilin në konferencën për shtyp. Kjo ishte një kombëtare modeste që mund të luajë mirë taktikisht, pa idenë e kundërsulmit dhe shumë luftarake.

Siç duket trajneri e ka parë emisionin që isha në RTK, por jo deri në fund sepse Bernard Berisha është dashur që të luajë edhe në Prishtinë edhe në Baku (ndeshja e parë me Azerbajxhanin e mbyllur 0:0). Ne kemi kapacitet të madh si përfaqësuese. Jemi kthyer edhe në tempullin e futbollit, arenën Fadil Vokrri”, ka thënë Munishi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top