Nga acari i ftohtë që i ngriu të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare, në ferrin e Beogradit. Këto nuk janë javët më të mira për karrierën e Elseid Hysaj.
Pas asaj humbje ndaj Skocisë me rezultatin 2-0, ku kuqezinjtë ishin shumë larg formës së duhur, tashmë mbrojtësi shkodran, nuk do të ketë mundësinë për t’u qetësuar disi. Hysaj është kthyer menjëherë në Itali, për t’u rikthyer sërish në një temp të lartë të futbollit.
Fillimisht shkodrani duhet të luajë në shtëpi ndaj Fiorentinës, në një tjetër takim delikat që fitorja është një kusht më vete, pas asaj paraqitje të dobët të Napolit në ndeshjen e fundit. Vetëm 3 ditë më vonë pas saj, Hysaj do të shkojë në Beograd, për të luajtur ndaj Crevena Zvezdës, ndeshje e vlefshme kjo për “Champions League”.
Tifozët serbë i kanë blerë të gjitha biletat e stadiumit, ndërsa rreth 55.538 të pranishëm, do të këndojnë thirrje kundër Kosovës, ndërsa futbollisti shqiptar është i detyruar t’i dëgjojë ato për 90 minuta. /Shqipëria.ch/