Një ndeshje e çmendur mund të quhet pa asnjë hezitim ajo e sotmja, ku Shqipëria U-21 humbi përballë Italisë me shifrat 3-1.
Teksa gjyqtari i katërt akordonte minutat e fundit të shtesës, pikërisht në atë moment do të niste edhe drama e madhe. Fillimisht do të ishte Vrioni ai që do të barazonte shifrat e takimit, që deri në ato momente ishin në favor të italianëve.
Kur mendohej se kuqezinjtë ishin shumë afër mrekullisë, pavarësisht se flisnim për një takim miqësor, atje erdhi dhe goditja e vendasëve. Fillimisht Murgia e më pas Parigini, “axurrët” ia dolën me shumë vështirësi në këtë takim.
Trajneri i Italisë U-21, Di Baggio, tashmë merr frymë pas asaj që ndodhi dhe shprehet se do të vlerësojë me kujdes gjithçka ndodhi.
“Të kthesh fitoren në shtëpi, është gjithmonë një kënaqësi. Unë po kërkoja një lojë më të mirë nga kjo që realizuam, duhet të bëjmë shumë më mirë. Tashmë më duhet të vlerësoj disa gjëra dhe ne duhet të përmirësohemi. Megjithatë, siç e theksova edhe më parë, fitorja është pozitive”, është shprehur Di Baggio. /Shqipëria.ch/