You are here
Home > Kombëtarja >  Skoci-Shqipëri/ Ulërimat e Panuçit dhe ofendimi ndaj lojtarëve: Porca Puttana!

 Skoci-Shqipëri/ Ulërimat e Panuçit dhe ofendimi ndaj lojtarëve: Porca Puttana!

Një mbrëmje e shëmtuar ajo e 10 shtatorit në Hampden Parku, e gjitha për tu harruar dhe njëkohësisht për tu kritikuar. Sidomos trajneri ynë, ai me të cilën e quajtëm si pasardhësin ideal të De Biazit. De Biazit? As që mund të krahasohet me stratrgun i cili shkroi historinë me kuqezinjtë. Panuci ndryshon nga De Biazi. Është arrogant, ironik, nuk pranon kritika, ofendues dhe mbi të gjitha një i “çmendur” që nuk gjenë dot qetësi . Në shkallët e stadiumit gazetari sportiv, i mirnjohur Ervin Baku, ka qenë dëshmitar i kësaj sjellje. Në një status në rrjetet sociale, Baku nuk lë pa i thënë dy fjalë më tepër për atë që shqiptarët nuk mundën ta shihnin në stadium.

Nga Ervin BAKU/ “Porca Puttana, Porca Puttana”.

Britmat dhe ulërimat e Kristian Panuçit drejtuar futbollistëve u dëgjuan deri jashtë stadiumit. Aty ku priste autobusi skocez që do të kthente Kombëtaren në hotelin Hallmark. Punët në kombëtaren shqiptare shkojnë si mos më keq. Komunikimi mes trajnerit dhe futbollistëve është në pikë të hallit. Askush nga lojtarët nuk e di se ku është vendi i tij. Askush. Një rrumpallë e vërtetë. Ndeshja kundër Skocisë është përgatitur pa asnjë strategji, pa asnjë skemë. Asnjë. Rezultati është koherent me përgatitjen. Humbje e shëmtuar, me lojë rastësore alla “bjeri t’i bim”. Rendimenti, zero. A është ky trajner i aftë për Shqipërinë??? JO. Kam besuar te grinta e tij, por kjo nuk mjafton. Kurrë. Ose je i aftë, ose nuk je. Përveç kësaj, trajneri italian nuk di më të komunikojë. Vetëm britma dhe ulërima, “Porca Puttana”… Jo vetëm që nuk ka zgjedhje dhe zgjidhje, por edhe kur ka nuk di t’i transmetojë. I mungon shumë psikologjia. Thelbësore në këtë zanat. Është arrogant??? PO. Shumë. A e duan më lojtarët??? JO. Nuk janë kënaqur kurrë me të. As edhe në një stërvitje të vetme… Madje, një bërthamë lojtarësh po përgatit një tip peticioni kundër tij. Dhe mirë e bëjnë. Nuk ecet gjithmonë me fat. Duhet një minimum aftësie. Një ekip pak më i fortë se Skocia na kishte fut gjashtë gola dje. Ne mund të vazhdojmë të kemi fat. Ndoshta me fat mund të dalim në vendin e parë të këtij grupi. Por sa më shpejt të ndahemi nga Panuçi, aq më mirë do të jetë për Kombëtaren tonë. “Porca Puttana”, duhet të themi ne!

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top