Një ndeshje thuajse në perfeksion ishte ajo e Binakut në takimin ndaj Izraelit, teksa futbollisti i Malmos ishte i pamposhtur në krahun e tij.
Në mbrëmjen e “Elbasan Arenas”, Binaku dukej se edhe nëse do të provohej si sulmues i atij krahu, nuk do të zhgënjente. Por në transfertën skoceze, temperatura e ftohta “e ngrinë” edhe yllin e ri të Shqipërisë.
Mbrojtësi krahut të majtë të Shqipërisë nuk ishte në nivelin e duhur, megjithatë suedezët vazhdojnë të krenohen me të. Mediat suedeze e kanë ngritur në piedestal Binakun, ndërsa nuk kanë lënë pa përmendur faktin se dikur ka qenë pjesë e tyre. /Shqipëria.ch/