Nëse Shqipëria vuan dhe nuk është në ditët më të mira, nga ana tjetër, Kosova ka prekur perfeksionin thuajse me trajnerin e ri.
Në ndihmë të tij vijnë statistikat, ndërsa 5*450=0, cilësohet edhe si formula që po ” i çmend” të gjithë në Kosovë pas trajnerit zvicerian. Më parë “dardanët” kishin mbrojtjen si pikën më të dobët, por Shaland e kuroi “plagën”, duke e kthyer tashmë në pikën më të fortë.
Kosova nuk ka pësuar asnjë gol të vetëm në 5 ndeshjet e fundit dhe ky është një rekord më vete. Ndeshjet e tyre kanë qenë përballë, Madagaskari, Burkina Faso, Shqipëria, Azerbajxhani dhe Ishujt Faroe.
Sigurisht, në pjesën më të madhe të rasteve flitet për kundërshtarë modest, por duke parë se “dardanët” janë vetëm në hapat e parë dhe numrin e golave të pësuar në drejtimin e Bunjakut, trajneri Shaland është për t’u duartrokitur. Formula e tij funksionon! /Shqipëria.ch/