You are here
Home > Kombëtarja > Mavraj e kishte paralajmëruar: E kemi humbur fare! Tifozët po na kërkojnë të luajmë me zëmër

Mavraj e kishte paralajmëruar: E kemi humbur fare! Tifozët po na kërkojnë të luajmë me zëmër

Një “shpërthim” i Mërgim Mavrajt pas humbjes me Ukrainën, do të pasqyronte më së miri situatën aktuale të  Kombëtares.

Mesa duket ajo fitore ndaj Izraelit ishte vetëm një ëndërr e bukur për të qenë realitet, por sërish ngelet aq shumë larg tij. Mbrojtësi që pritet të aktivizohet te Arisi, shprehej te “Procesi Sportiv” se futbollistët e Shqipërisë e kanë humbur linjën e të luajturit futboll, ndërsa situata ka arritur deri aty, aqsa tifozët u kërkojnë lojtarëve të luajnë me zemër.

“Tek dhoma e zhveshjeve, ishim jo mirë. Nuk gjej dot fjalët e duhura. Jo vetëm rezultati, por edhe loja është shumë e keqe. Edhe gjërat që na kërkon trajneri, i kemi të vështira t’i tregojmë në fushë. Duhet të jemi të qartë në kokë dhe të shohim çfarë nuk shkon. Kjo përgjegjësi na mungon. Duhet të përmirësohemi edhe gjatë ndeshjes.

Dëshirojmë të bëjmë presing, por nuk kemi fare ide për presing. Qendërmbrojtësi dhe mesfushori e qarkullon topin shumë lirshëm. Tani duhet të lidhim pak dëshirat që kemi me mundësitë. Për të luajtur në sulm duhet të mbajmë topin, por ne nuk e mbajmë topin sepse bëhemi nervoz, luajmë me topa të gjatë.

E kemi humbur fare. Edhe mbrojtjen që e kemi mbajtur stabile, na ka humbur. Janë shumë arsye, dhe nuk është diçka që përmirësohet sot e nesër. Lojtarët dhe tifozët e Shqipërisë, kanë identitetin të luajnë me zemër. Kjo ka qenë gjithmonë forca jonë. Ata që na thonë se po luajmë pa zemër, i them se nuk e kuptojnë fare.

Nuk është se përgjigjen vetëm lojtarët në fushë për këtë performancë, por jemi një staf prej 30 personash që duhet të përgjigjen. Dhomat e zhveshjeve? Me këto pyetje nuk merremi ne lojtarët. Ju si gazetarë i dini më mirë, por ne si lojtarë kemi për detyrë të bëjmë atë që na jep trajneri në fushë. Disa herë edhe trajnerit nuk po i funksionojnë skemat si duhen.

Kur do të sulmosh më shumë, krijon edhe hapësira për kundërshtarin. Të gjithë presin më shumë nga ne, por edhe një lojë më të bukur. Është hera e parë për mua që tifozët u sollën kështu. Kur tifozët kërkojnë që ndeshja të luhet me zemër, diçka nuk shkon. Duhet të analizohet”, shprehej Mavraj. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top