Shqipëria humbi me rezultatin 2-0 ndaj Skocisë, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Pasi futbollistët e Kombëtares rikthyen besimin e tifozëve me fitoren e marrë në “Elbasan Arena”, tashmë gjërat kanë ndryshuar në pak kohë.
Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, ka parashtruar një dramë te Shqipëria, duke u shprehur se Panuçi e ka kthyer shiritin e kapitenit në një leckë që fshin pluhurat. Ndërsa sa i përket Binakut, Hafizi ka thënë se Agolli nuk do të ishte keq për të luajtur ndaj Skocisë.
“Mua më shqetëson shumë se loja e Shqipërisë gjithmonë çalon. Kur humbim ne jemi për t’u kritikuar, ashtu si edhe kur fitojmë. Binaku nuk është lojtar tipik krahu, është lojtar i mirë dhe elegant, por ne duhet t’i gjejmë vendin. Agolli nuk ishte i keq për atë krahë, por Panuçi nuk e ka ende të qartë. Ai e ka kthyer shiritin e kapiteni në një leckë që fshin pluhurat”, ka thënë Hafizi. /Shqipëria.ch/