Një ndeshje e mbyllur që pa nisur mund të quhet ajo e mbrëmjes së sotme, ku Kosova do të përballet ndaj Ishujve Faroe.
Sigurisht që futbolli ofron shpeshherë të papritura dhe gjithçka është e mundur, asgjë nuk mund të përjashtohet, por gjithmonë e ka një kufi. Statistika flasin në mënyrë të qartë, “dardanët” do e kenë rrugën e shtruar ndaj kundërshtarit të sotëm.
Kosova fitoren e saj të parë që nga pranimi në instancat më të larta të futbollit, e ka pikërisht ndaj kundërshtari, atje ku fitonte me rezultatin 2-0. Në atë kohë kur kjo përfaqësuese nuk ishte formuar ende mirë. Por çfarë mund të ndodhë sot, në drejtimin e Shaland, që ende nuk e njeh shijen e humbjes? Ndoshta nuk është edhe aq e vështirë për ta imagjinuar. /Shqipëria.ch/