You are here
Home > Kombëtarja > Legjenda skoceze u jep zemër rivalëve tanë: Shqipëria nuk vlen sa Belgjika

Legjenda skoceze u jep zemër rivalëve tanë: Shqipëria nuk vlen sa Belgjika

Në një situatë aspak të mirë, Skocia pret Shqipërinë në ditën e sotme, teksa do të jetë ndeshja e parë për vendasit në Ligën e Kombeve dhe dyta për kuqezinjtë, pas asaj fitore ndaj Izraelit.

Legjenda e futbollit skocez, Keny Dalglish, i ka dhënë zemër kundërshtarëve tanë në ditën e sotme, duke thënë se Shqipëria nuk vlen sa Belgjika. Do të ishte humbja në ndeshjen e fundit me rezultatin 0-4 ndaj belgëve ajo që do të trazonte ujërat në Skoci, ndërsa tani vendi i trajnerit është më në rrezik se kurrë më parë.

Ish-lojtari dhe trajneri i njohur i Liverpulit, ka theksuar se vështirësia ndaj Shqipërisë nuk do të jetë e njëjtë si ajo ndaj Belgjikës, për vetë emrin e kundërshtarit.

“Këtu nuk ka asnjë dyshim se lojtari dhe trajneri nuk kanë qenë në gjendjen e tyre më të mirë në këto 24 orët e fundit. Të  pësosh humbjen më të tillë në shtëpi prej 45 vitesh, sigurisht që nuk të jep rehatinë e duhur.

Unë isha pjesë e skuadrës kur humbëm 5-0 ndaj Anglisë në 1973. Ne si grup futbollistësh nuk u dorëzuam për asnjë moment dhe pa kaluar 12 muaj, u kualifikuam për Kupën e Botës 1974.Puna e madhe do të bëj që ëndrrat të nisin nga nesër, në kualifikueset ndaj Shqipërisë.

Ishte jashtë realitetit të mendonim se mund të fitonim ndaj Belgjikës. Ata janë në një formë shumë të mirë. Por fatmirësisht, Shqipëria nuk është në të njëjtin nivel me ta, sepse renditet e 58-ta në FIFA”, ka thënë Dalglish. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top