Të zbulosh formacionin e Shqipërisë përpara nisjes së takimit, gjithmonë ka qenë një sfidë e vështirë. Por nëse bëhet fjalë për Panuçin, atëherë kthehet në një mision të pamundur.
Kur Shqipëria luante me De Biazin, gjithkush e projektonte në mëndjen e tij një skemë të përafërt, sa i përkiste 11-shes titullare me të cilën Kombëtarja do të zbriste në fushën e lojës. Por italiani ynë tjetër, Panuçi, i përmbys gjithmonë gjërat në minutat e fundit.
Në të gjithë mediat përflitej për një formacion me 5 mbrojtës të Shqipërisë, por sipas asaj që raportohet në orët e fundit, kuqezinjtë do të zbresin në fushën e lojës me një formacion komplet tjetër.
Strakosha nuk është asnjëherë në diskutim, në të gjithë variantet, ashtu si edhe Hysaj, Binaku e Gjimshiti. Të paktën këta futbollistë janë të padiskutueshëm. Mbrojtja do të jetë me 4 dhe për ta plotësuar atë do të shërbej Veseli.
Një risi e re e Panuçi në ndryshim nga ndeshja e kaluar, është projektimi i Lilajt si mesfushor shkatërrues. Nuk mbaron këtu, mesfushës së Memushaj, Xhakës dhe Gavazajt, do t’i bashkohet edhe Emanuel Ndoj. Sa shumë beson Panuçi te ky futbollist, kurrsesi nuk mund të ishte jashtë fushës së blertë.
Madje dhe aktivizimi sërish i Gavazajt, është një tjetër dalje nga parashikimet për trajnerin, por duke parë ndryshimet e tjera, nuk mund të konsiderohet asgjë, sepse ky lojtar zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Izraelit. Në majën e sulmit, edhe njëherë konfirmohet Balaj në vendin e Gurit. /Shqipëria.ch/
Strakosha
Hysaj-Gjimshiti-Veseli-Binaku
Lilaj
Ndoji-Memushaj-Xhaka-Gavazaj
Balaj