You are here
Home > Kombëtarja > Ngjashmëria e frikshme, Skocia dhe McLeish janë si Shqipëria dhe Panuçi para Izraelit

Ngjashmëria e frikshme, Skocia dhe McLeish janë si Shqipëria dhe Panuçi para Izraelit

Shqipëria do të ndeshet në mbrëmjen e sotme përballë Skocisë, në një takim ku shkon me një qëllim të qartë, për të mos humbur.

Fitorja në ndeshjen e parë me Izraelin ia krijon këtë luks, ndërsa Panuçi sheh te trajneri kundërshtar, veteveten e tij të para pak ditëve. Italiani do të ishte jo pak në diskutim në pankinën e tij, ndërsa një dështim në “Elbasan Arena” mund ta “fluturonte” përpara kohe.

Miqësoret e fundit të zhvilluara në nivele të dobëta, ndikuan që tifozët të humbnin besimin tek ky trajner, ndërsa durimi ishte sosur. Tashmë e njëjta situatë përsëritet edhe te Skocia me trajnerin McLeish.

Madje, për median skoceze, “BBC Scotland”, është një nga legjendat e saj, Pat Nevin, që do e pohonte këtë situatë të vështirë, ku pas disa ndeshjeve miqësore të humbura, McLeish e sheh veten në rrezik për t’u shkarkuar. “Kjo është ndeshja e parë dhe që do të thojë shumë gjëra për ne. Disa ndeshje që kemi zhvilluar, kanë qenë të turpshme, disa të pakuptueshme, gjithsesi. Nuk ka rëndësi kjo.

Le të fitojmë sot dhe të fluturojmë për të kapur shansin që na nxjerr nga ky grup. Nëse e bëjmë këtë gjë, atëherë të gjitha këto miqësore të humbura…çfarë rëndësie kanë?”, është shprehur Nevin, duke vënë theksin në faktin se një ndeshje zyrtare e fituar në ditën e sotme, do të bënte të harroheshin të gjitha dështimet e mëparshme, ashtu si në rastin e Panuçit ndaj Izraelit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top