You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria zbret në “Hampden Park”, testohet fusha dhe sfidohen temperaturat përpara Skocisë

Shqipëria zbret në “Hampden Park”, testohet fusha dhe sfidohen temperaturat përpara Skocisë

Shqipëria është duke u përgatitur për ndeshjen e dytë të saj në Ligën e Kombeve, atë që do të zhvillojë në transfertë ndaj Skocisë në mbrëmjen e sotme.

Rreth orës 19:00 të ditës së djeshme, futbollistët e Kombëtares kanë mbërritur në Skoci, në një udhëtim që zgjati përreth 3 orë e 30 minuta. Menjëherë futbollistët që drejtohen nga Panuçi, zbritën për të parë fushën në të cilën do të luajnë në mbrëmjen e sotme, duke kryer edhe një stërvitje të lehtë.

Ajo që vihej re lehtësisht në fytyrën e lojtarëve, ndryshe nga përgatitjet përpara Izraelit, ishte optimizmi i tyre, ndërsa në Skoci nuk mund të lihen pa u anashkaluar edhe temperaturat e ulta në këtë periudhë.

Ky mund të cilësohet një tjetër problem për futbollistët e Shqipërisë, të cilët e kanë ndierë menjëherë diferencën e madhe të ndryshimit të temperaturave. /Shqipëria.ch/

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top