You are here
Home > Kryefaqja > Flitet për Milot Rashicën! Trajneri i Kosovës i duhet të përtyp fjalët për talentin shqiptar

Flitet për Milot Rashicën! Trajneri i Kosovës i duhet të përtyp fjalët për talentin shqiptar

“Përse duhet të luajë Milot Rashica si titullar?”, shprehej trajneri i Kosovës, Shaland, pas ndeshjes që “dardanët” zhvilluan në transfertë ndaj Azerbajxhanit.

Ndoshta fjalë të thëna në një inat e sipër apo një gjykim i ftohtë i teknikut zviceran, këtë ende nuk e dimë, por ajo që ka rëndësi, është që Shaland duhet t’i përtyp fjalët e tij. “Rashica luan vetëm 10 minuta me Verderin, Zhegrova ka gjithmonë më shumë hapësirë”, do të vazhdontë më tej tekniku 67-vjeçar.

Talenti i Verderit është po ai, vetëm 24 orë kanë kaluar nga kjo deklaratë dhe Rashica projektohet si titullar. Sipas asaj që u shpreh komentatori i njohur sportiv në Kosovë, Andi Lokaj, futbollisti ka shpërthyer kur mori vesh lënien në pankinë ndaj Azerbajxhanit.

Një tjetër vendim i ngjashëm ndaj Ishujve Faroe, do të sillte një situatë që do të tejkalonte të gjitha kufijtë. Shalandes kërkoi të vinte rregull dhe t’i tregonte vendin futbollistit të tij, por nuk dihet ende se kush e kuptoj se deri ku ishin kufijtë e tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top