You are here
Home > Futboll Bota > Kurir është për mëshirë: Më parë i kërkoi falje Serbisë, Shaqiri tani ndërron edhe festimin

Kurir është për mëshirë: Më parë i kërkoi falje Serbisë, Shaqiri tani ndërron edhe festimin

Në Serbi ka pak diferencë, mes njerëzve të thjeshtë, atyre më akademik, personazheve të njohur apo edhe vetë gazetarëve.

Megjithëse supozohej që këta të fundit të kishin kaluar disa mentalitete të vjetra dhe të largoheshin nga “bota e tretë” në të cilën janë ndodhur gjithmonë, me një patriotizëm “të sëmurë“ që ka qenë gjithmonë i dëmshëm për vetem e tyre e të tjerët, kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë.

Zvicra shkatërroi 6-0 Islandën në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Mes protagonistëve, Shaqiri arriti të lerë gjurmë me një super gol nga goditja e dënimit. Këtë herë Shaqiri nuk festoi me shqiponjë. “Falja” e kërkuar  ia mohoi këtë mundësi duke zgjedhur një tjetër stil festimi. Një imitim i Mbappe por me “dhëmbët” jashtë dhe mimikë agresive.

Megjithë sjelljen normale në ndeshjen e fundit, mediat serbe patën vend në editorialin e tyre edhe për Shsqirin. Këtë herë gazeta “KURIR” nisi vetë provokimet duke ironizuar Shaqirin për ndryshimin e menjëherë të xhestit. Me tej e përditshmja serbe shkruan:”Pas faljes për të gjithë kombin, por edhe Serbisë, Xherdan vendosi një mënyrë tjetër për të festuar golin”. E për të vazhduar më tej, “Kurir” shprehet se Shaqiri e bëri këtë gjë sepse ka frikë për atë që ndodhi pas disa kohësh, duke iu referuar ardhjes së tij në Beograd në ndeshjes ndaj Crevena Zvezdës.

Në nivelin e fundit jo vetëm të gazetarisë por edhe të njerëzimit, mediat serbe dhe halushinacionet e tyre janë gjithmonë vetëm për…mëshirim! /Shqipëria.ch/

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top