Shaland duket se i ka ndryshuar “fytyrën” përfaqësues së Kosovës, pasi që kur dardanët e morën në pankinë, ata nuk kanë pësuar asnjë humbje. Kosova në pesë ndeshjet e fundit ka katër fitore dhe një barazim, ndërsa këtë rendimet nuk e kishte arritur asnjëherë më parë.
Ilaçin e mbrojtjes e ka gjetur, pikërisht Shaland, teksa dallohet ndjeshëm dora e tij në ekip. Në këto pesë sfidat e fundit të zhvilluara, dardanët kanë pësuar vetëm 3 gola, të gjitha vetëm kundër Lituanisë. Aty do të ishte edhe debutimi i trajnerit zviceran, e që nga ajo kohë, pika më e dobët e Kosovës u kthye në më të fortën, tani nuk pëson më në asnjë rast, pa i lënë asnjë mundësi kundërshtarit. Në përballjet e fundit Kosova po gjen atë ç’ka i kishte munguar prej kohësh, ritimin pozitiv të rezultateve dhe mos pësimin e golave.
Më parë pësohej gjithmonë një numër shumë i lartë golash, madje në disa raste edhe në kufij të qesharakes. Tashmë historia ndryshon, Shaland është ulur në pankinën e Kosovës. /Rexhino Begolli-Shqipëria.ch/