Menjëherë pas përfundimit të sfidës së mbrëmshme, në Shqipëri kishte udhëtuar dhe një gazetar skocez, ku kishte mundur të merrte një intervistë me trajnerin e kombëtares kuqezi, Kristian Paucci.
Duket që gazetari skocez ishte i interesuar të merrte një koment nga numri një i pankinës së Shqipërisë.
“Humbja e Skocisë nga Belgjika? Ishte një ndeshje miqësore prandaj nuk duhet të bazohemi te kjo. Pres vështirësi për ne në Skoci. Skocia në shtëpi është ekip i frikshëm, po ashtu, karakteri i Skocisë është mjaft i fortë”,- përfundoi Panucci
Duket që në Skoci ka filluar që ndheshjen me Shqipërinë ta marrin shumë serioisht, duke mos humbur as informacionin më të vogël nga kombëtarja kuqezi.
Në datën 10 shtator luhet ndeshja Skoci-Shqipëri në Glasgou. /Shqipëria.ch/