Të gjithë e quajtëm me të drejtë heroin e mbrëmjes së djeshme në atë fitore të mundimshme. Katër gola të shpëtuar u llogarit si një super gol nga ana e tij në ndeshjen nga Izraelit. Elozhet për të nisën që nga shkallët e stadiumit, shokët e ekipit, trajneri por edhe tifozët pas ekranit. Megjithatë Tomi nuk fluturon me lëvdatat e marra në mënyrë të rrufeshme.
Në intervistën e dhënë për “SuperSport” gardiani i portës sonë ka thënë se merita e fitores ishte e gjithë grupit e jo vetëm meritë e tij. Më tej Strakosha i “provokuar” nga gazetarët për momentet e paqendrueshme të mbrojtjes në thyerjen e aksioneve, 23 vjeçari shfajsoi shokët e tij (Gjimshitin e Veselin) duke thënë se gabimet janë të të gjithëve e jo të individëve./Shqipëria.ch/
“Gabimet ndodhin në ndeshje, nuk ndahen gabimet, ashtu si nuk ndahen meritat. Jemi një skuadër, nuk ka rëndësi kush gabon. Për fat, kur Zahavi doli i vetëm dhe më shmangu, nuk gjuajti direkt dhe pata kohë të rikuperoja, duke i hequr topin, edhe pse rrezikova pak, sepse mund të shkaktoja penallti”- përfundoi deklaratën Strakosha