Izraeli nuk arriti të dilte me pikë nga “Elbasan Arena”, në një takim që pati zhvillime të shumta dhe të dyja Kombëtaret ishin shumë pranë gjetjes së golit, në momente të ndryshme të takimit.
Për të mbërritur te fillimi i pjesës së dytë, ku Taulant Xhaka me një goditje të fuqishme nga distanca, nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar. Trajneri i Izraelit, Hercog, e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme debutimin e tij, ndërsa edhe fati në disa momente i mohoi jo pak austriakut.
“Nëse ne do të kishim shënuar të parët, atëherë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk do e kishim humbur ndeshjen. Kemi aq shumë gjëra për të përmirësuar. Por janë edhe disa gjëra pozitive që u vunë re.
Nuk mund ta shihni punën time me një ndeshje, nuk duhet ta kishim humbur ndeshjen. Ju duhet të kujtoni se ishin shumë difekte të trashëguara nga më parë, nuk mund të ndryshohen të gjitha këto kaq shpejt”, ka thënë Hercog për mediat izraelite. /Shqipëria.ch/