Djemtë e Bushit kanë lënë pas humbjen me Spanjën për një tjetër përballje. Shpresat do të bien nga shiu në breshër teksa kundërshtari i rradhës është Italia teknike e të rinjëve. Një test mjaft i vështirë ky për kuqezinjtë tanë ndonëse është vetëm një miqësore. Në kualifikueset e Europianit të ardhshëm ekipi ynë kombëtar i të rinjëve ka siguruar vetëm 6 pikë në tetë ndeshje.
“Shpresat” kanë zbarkuar në Kaljari për takimin e 11 shtatorit. Në rrugët e qytetit kuqezinjtë kanë pasur rastin të shkrepin fotot e çastit përpara nisjes së seancave stërvitore. Një miqësore e cila më tepër se “pushime” nuk mund të shërbej për të nxjerr diçka positive. Megjithatë Bushi ka mjaft lojtarë teknik ne ekip si Abazaj, Ramadani, Seferi, kapiteni Bare si dhe Durmishaj që do të përjetojnë një nga ndeshjet më të bukura të karrierës së tyre./Shqipëria.ch/