You are here
Home > Kombëtarja > E fali golin e dytë, Hysaj i dëshpëruar: Do më kujtohet shumë gjatë!

E fali golin e dytë, Hysaj i dëshpëruar: Do më kujtohet shumë gjatë!

Shqipëria ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Izraelit, falë golit të Taulant Xhakës. Një lojë shumë e bukur ajo e kuqezinjve, që rikthehet në nivelet më të larta, atje ku edhe kuqezinjtë i presin.

Në një intervistë për “Supersport”, futbollisti i Shqipërisë, Elseid Hysaj është shprehur i kënaqur me rezultatin, ndërsa shprehet se do i ngel në mëndje për shumë kohë ai rast flagrant i humbur në pjesën e dytë.

“Ishte e rëndësishme që ne të fitonim. Kemi luajtur shumë mirë, madje kishim raste për të shënuar më tepër. Ai rast që humba do më ngeli në mendje për shumë kohë, por le të shohim përpara. Unë besoj te vetja ime dhe kërkoj maksimumin me Kombëtaren.

Kemi edhe një ndeshje shumë të fortë për të luajtur me Skocinë, le të harrojmë Izraelin dhe të shohim për Skocinë.

Unë kam luajtur lojën time dhe zbatova këshillat e Panuçit, sepse Binaku i merrte përsipër aksionet sulmuese. Mund të kem gabuar disa pasime, por mendoj se kam luajtur mirë”, ka thënë Hysaj. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top