You are here
Home > Kombëtarja > Duka e thotë hapur: Nëse e kërkojmë suksesin, atëherë nuk lejohen gabimet

Duka e thotë hapur: Nëse e kërkojmë suksesin, atëherë nuk lejohen gabimet

Shqipëria do të luajë në mbrëmjen e sotme ndaj Izraelit, në takimin e vlefshëm për “Ligën e Komebeve”. Një ndeshje kjo e cila është mjaft e rëndësishme për të dyja Kombëtaret, që kërkojnë me ngulm të shfrytëzojnë këtë format të ri, për të arritur në Europian.

Në një intervistë për “Supersport”, presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka është shprehur se në takimin e sotëm nuk lejohen gabime, nëse do të kërkojmë të arrijmë suksesin.

“Kjo është ndeshja e parë për këtë edicion të Ligës së Kombeve. Këtu skuadra duhet të tregojnë vlerat e saj. Më parë ishin takime miqësore, ndërsa tashmë është një ndeshje zyrtare dhe është një tjetër histori.  Nuk duhet të gabosh në asnjë moment, për të pasur një shpresë në suksesin tënd.

Megjithëse edhe gabimet janë njerëzore dhe ne nuk mund të pretendojmë të jemi perfekt në këtë lojë. Kundërshtari do të fitojë 3 piket e para, do të kualifikohet, ai që do ta meritojë ai që do të japi më shumë në fushë, do ta marrë edhe maksimumin”, ka thënë Armando Duka. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top