Shumë futbollistë të talentuar dhe të njohur shqiptarë, megjithëse jo të gjithë janë duke luajtur për fanellën kuq e zi.
Njëri prej tyre është edhe Shkodran Mustafi. Megjithëse kishte mundësinë e zgjedhjes së Shqipërisë, mbrojtësi i Arsenalit vendosi të largohej te Gjermania, për më të mirën e karrierës së tij. Kur i rikthehet jetës së tij, futbollisti tregon për “Samp TV”, se momentin e tij më të vështirë e kishte te Sampdoria kur erdhi trajneri serb, Mihajloviç.
“Kur Mihajloviç erdhi unë isha i frikësuar. Isha shqiptar dhe ai serb. Më bëri të ndihesha më i sigurtë dhe të rritesha akoma më shumë. Duke e krahasuar me të gjithë trajnerët e tjerë, mund të thëm se ai erdhi në kohën më të mirë për mua. Mihajloviç ishte një person që t’i thoshte gjërat në sy nëse nuk i pëlqenin. Ftesa e Kombëtares për mua më erdhi pikërisht me të”, ka thënë Mustafi, duke vlerësuar Mihajloviç për punën e bërë te Sampdoria. /Shqipëria.ch/