Andreas Herzog ka gati armën me të cilën kërkon t’i gjunëzojë Shqipërinë. Trajneri izraelit i ka sytë nga maja e sulmit aty ku pritet që ndeshjen ta zgjidh Munas Dabbur. Sulmesi i ekipit të Salzburgut ka një statistic të frikshme në ndeshjet e fundit. Dabbur në 6 ndeshje me austriakët ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar dy asist.
Sidoqë të ketë shkuar, një rrjet për ndeshje ka ardhur nga këmbët e tij. Në takimet kualifikuese të Champions League 26 vjeçari realizoi 4 gola në po aq ndeshje ndërsa në ndeshjen e parë të kupës austriake, izraeliti e nisi po me një gol. Një sulmes nga i cili duhet pasur vërtet kujdes e sidomos dyshja e qëndërmbrojtjes./Shqipëria.ch/