You are here
Home > Futboll Bota > Ligën e Kombeve lërjani “të voglave”! Gjermani-Francë është një zhgënjim më vete

Ligën e Kombeve lërjani “të voglave”! Gjermani-Francë është një zhgënjim më vete

Kur ky format i ri u vendos nga ana e UEFA-s, “të voglat” festuan menjëherë për shkak se kishin një mundësi më shumë për të arritur në elitën e futbollit ndërkombëtar.

Sigurisht, me të njëjtën entuziazëm nuk kishte sesi ta prisnin Kombëtarët “e mëdha”, të cilat nuk e vënë asnjëherë në diskutim kualifikimin e tyre në kompeticione të tilla si Europiani apo Botërori. Gjermania dhe Franca kanë luajtur në ditën e sotme, në një takim që ka përfunduar me rrjeta të paprekura.

Ashtu siç edhe pritej, ndeshja e sotme i ngjante më tepër një miqësoreje, ku lojtarët nuk e kishin dëshirën maksimale për të fituar takimin. E vakët, pak raste dhe jo shumë emocione, tifozët e futbollit europian që kanë pritur shumë nga emrat që ofronte ndeshja e sotme, padyshim që kanë ngelur të zhgënjyer në fundin e 90 minutave. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top