You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi e hodhi në gjyq pas fjalëve në adresim të tij, Nishani: Nuk më thotë gjë njoftimi i mediave

Panuçi e hodhi në gjyq pas fjalëve në adresim të tij, Nishani: Nuk më thotë gjë njoftimi i mediave

“Lufta” e tranjerit të Kombëtares, Kristian Panuçi me ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. duket se ka kaluar në një tjetër fazë.

Menjëherë pas daljes së lajmit për proçesin gjyqësor që I kishte hapur Panuçi, vjen dhe reagimi i Nishanit. “Nuk e kam lexuar padinë dhe nuk më thotë gjë njoftimi që është publikuar në media. Megjithatë, unë do ta ndjek atë dhe procesin gjyqësor”, deklaroi për gazetën “Panorama Sport” Nishani.

Dhe pse e gjithë vëmëndja është kaluar tek ndeshja e nesërme e kuqezinjëve kundër Izraelit, kjo çështje është ende e nxehtë dhe nuk mund të anashkalohej lehtësisht. Madje edhe Panuçi është pyetur në konferencën për shtyp në ditën e sotme, ku ka thënë se të gjithë njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për fjalët e tyre e të mbajnë përgjegjësi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top