Izraeli do të ndeshet në ditën e nesërme ndaj Shqipërisë, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Me këtë ndeshje do të startojë edhe ky format i ri për të dyja Kombëtaret, që kërkojnë t’i marrin maksimumin këtij formati të ri.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj kuqezinjve, trajneri i Izraelit, Andreas Herzog shprehet shumë i emocionuar për debutimin e tij ndaj Shqipërisë.
“Normalisht që kam shumë emocione dhe mezi po e pres ndeshjen e nesërme që të fillojë. Lojtarët janë përgatitur jashtë mase shumë mirë për të marrë fitore. Normalisht që nesër kemi disa lojtarë të rinjë që do të luajnë dhe do të shohim se si ata do të përshtaten për vazhdimësinë. Nuk mund të bëj një krahasim mes Shqipërisë dhe Skocisë, na duhet vetëm të shohim takimin e nesërm”, ka thënë Herzog. /Shqipëria.ch/