You are here
Home > Kombëtarja > Nuk duhet ta humbë Shqipërinë për asnjë arsye, lojtari i Izraelit sakrifikon edhe vëllain

Nuk duhet ta humbë Shqipërinë për asnjë arsye, lojtari i Izraelit sakrifikon edhe vëllain

Një sfidë për t’u mos humbur për asnjë arsye të vetme nga protagonistët e të dy Kombëtareve është ajo e nesërmja, ku Shqipëria do të përballet me Izraelin.

Nga data 7 shtator do të nisë edhe formati i ri, Liga e Kombeve, që është një shans më tepër për ekipet e vogla që të mbërrijnë në Europian. Të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij takimi, nuk janë vetëm kuqezinjtë, por edhe izraelitët.

Madje, situate te ata arrin deri aty sa të sakrifikojnë edhe familjen vetëm për të qenë pjesë e asaj mbrëmje. Mbrojtësi 23-vjeçar, Habashi, do të përballet me një situatë të vështirë në ditën e nesërme, pasi do të braktisë dasmën e vëllait, vetëm për të mos u larguar nga “Elbasan Arena”.

Futbollisti që luan me Makabi Haifan është projektuar si titullar nga trajneri i Izraelit dhe mes dëmtimeve të shumta në krahun e tyre, një leje e tillë largimi për Habashin ishte shumë e vështirë për t’u menduar. Vëllai duhet ta kuptojë, lojtari izraelit ka një detyrë të rëndësishme për të bërë në Shqipëri. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top