Bylbyl Sokoli është padyshim një emër i dëgjuar në trevat shqiptare, ndërsa këtë vit në drejtimin e Llapit, trajneri i njohur kërkon të shpallet kampion në Kosovë.
Parimi kryesor përpara se Sokoli të fillojë punën në çdo skuadër, është një dhe i vetëm: Futbollistët duhet të rregullojnë dhëmbët, nuk ka asnjë kompromis. Megjithëse tingëllon paksa qesharake në pamje të parë, asnjë futbollist nuk do të pranohet në ekip ndryshe, sepse në të kundërt trupi i tyre mund të pësojë infeksione dhe sëmundje të ndryshme.
“Për shkaqe shëndetësore, kërkojë nga futbollistët që dhëmbët t’i kenë të rregulluar. Nëse dhëmbët nuk janë të rregulluar, për shkak të burimeve shkaktoheninfeksione që e sulmojnë trupin e një sportisti. Këto gjëra i parasheh kartoni shëndetësor i sportistit”, ka thënë Bylbyl Sokoli në një prononcim për “Insporti.com”. /Shqipëria.ch/