Falë Zotit përballë tyre kishin një Sllovaki të mëshirshme, sepse në të kundërt, nata e 5 shtatorit të vitit 2018 e Danimarkës do të ishte një histori më vete.
Futbollistët që përbëjnë danezët nuk ishin në fushën e lojës, ata ishin zëvendësuar nga lojtarët e fushave të vogla. Kjo për shkak të përplasjeve që kanë yjet e Danimarkës me Federatën, megjithatë nga e gjitha kjo përçarje, mund të shënohej një turpërim i madh për kombin e tyre.
Sllovakia u tregua e mëshirshme në ditën e sotme, duke fituar me rezultatin 3-0, megjithëse kishte mundësinë për të shënuar më shumë, shumë më tepër. Madje edhe goli i tretë nuk erdhi nga sllovakët, por nga një autogol perfekt i futbollistëve të Danimarkës që sot kishin ndërruar për 90 minuta profesionin e tyre.
Vuajtjet nuk kanë fund, ylli i Totenhemit, Eriksen&CO kanë paralajmëruar se nuk do të paraqiten as në takimin ndaj Uellsit që është i vlefshëm për Ligën e Kombeve. Nuk ka nevojë as të imagjinohet, aty do të shënohej edhe fundi. Dikur përjetonin si dramë faktin se i kalonte Shqipëria në kualifikueset e Europianit të Francës, por sot të gjithë qeshin me Danimarkën. Jemi në kohën e imazhit, kjo nuk duhet të ndodhte. /Shqipëria.ch/