You are here
Home > Kombëtarja > Izraeli vjen i blinduar, forcat speciale prej një jave në Elbasan

Izraeli vjen i blinduar, forcat speciale prej një jave në Elbasan

Kurrsesi nuk mund të ishte një ndeshje e qetë. Izraelitët kanë ardhur të blindua, njësoj si herën e kaluar, me po të njejtin arsenal. Agjentët special po vëzhgojnë Elbasanin prej afro 7 ditësh. Kontrolle të rrepta rreth stadiumit kanë shoqëruar efektivët e forcave speciale. Rreziku duket në horizont, teksa agjentët po spastrojnë zonën nga çdo kërcënim.

Frika ndaj sulmeve terroriste kanë prekur territorin e “miqeve” tanë. Nga hera e fundit Elbasani u kthe ne shtetrrethim. Një pamje e ngjashme pritet të ndodh me 1500 policët e vënë në dispozicion për këtë ndeshje nga ana e Policisë së Shtetit. Në brendësi të stadiumit do te jenë 300 stjuard ndërsa 20 agjentët sekret të ardhur nga Izraeli do të vijojnë kontrollet si dhe do të jenë pranë stadiumit mbrëmjen e 7 shtatorit. Bashkpunime do të ketë edhe me Shërbimin Informativ Shtetëror si dhe Shërbbimet Mbrojtëse të vendit tonë./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top