Një triumf dramatik ishte ai i Skocisë në ditën e djeshme, teksa në futbollin e femrave, kundërshtaret e kuqezinjve djersitën jo pak, për të shkuar në Botërorin e aq shumë kërkuar.
Megjithëse në letër udhëtimi i tyre në Shqipëri dukej vetëm një turizëm, futbollistet e drejtuara nga ana e Grimës ishin dinjitoze dhe për t’u duartrokitur në lojën e tyre, pavarësisht humbjes me rezultatin 1-2. Por Skocia varej edhe nga rezultati i Zvicrës, që u ndal vetëm në një barazim ndaj Polonisë.
Kështu, futbollistet skoceze siguruan automatikisht kalimin në Botëror. Një ngjarje historike kjo për karrierën e tyre, që përligjte dhe atë festim të madh në “Loro Boriçi”. Pas triumfi në Shqipëri, kapitenia skoceze, Rachel Corsie, shprehet se tashmë njerëzit do të tërheqin akoma më shumë nga futbolli i femrave.
“Ti duhet të bësh vetëm më të mirën dhe ne duam tashmë që njerëzit të na ndjekin sa më shumë. E kemi ndierë rritjen e madhe këto kohë, e kështu do të vazhdojë. Është në përgjegjësinë tonë për të provuar se futbolli ynë është në rritje. Njerëzit gjithmonë nisin të ndjekin kur ti je i suksesshëm. Tani ata po mbajnë shënim dhe duan të gjenden përpara teje”, ka thënë Rachel Corsie për mediat skoceze pas fitores ndaj Shqipërisë. /Shqipëria.ch/