You are here
Home > Kombëtarja > Nuk drejton asnjë klub apo Kombëtare, De Biazi vjen për Shqipërinë

Nuk drejton asnjë klub apo Kombëtare, De Biazi vjen për Shqipërinë

Sa shumë dëshirë nga ana e Xhani De Biazit për t’u rikthyer në drejtimin e një klubi apo Kombëtare, e për t’iu afruar sadopak asaj mrekullie që do të bënte me Shqipërinë në Europian, por ende asgjë nuk duket në horizont.

Atëherë, tekniku italian pyet veten: “Përse të mos shkoj në Shqipëri?”. Vendi nga i cili mori edhe pashaportën, luan një ndeshje jo pak delikate ku rrezikohet edhe posti i trajnerit aktual, Panuçi. De Biazi duhej të gjendej këtu, për të ndjekur më nga afër situatën.

Nuk kishte sesi të shkonte ndryshe, ai do të jetë i pranishëm në “Elbasan Arena” për të parë ndeshjen kundër Izraelit. “Panorama Sport” e ka zyrtarizuar këtë informacion, ndërkohë që Panuçi duhet të ndiejë një farë presioni jo vetëm nga ajo që i vjen nga fusha e lojës, por edhe nga tribuna. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top