You are here
Home > Kombëtarja > Abazaj e përjetoi keq lënien jashtë, trajneri i Anderlehtit i gjen “ilaçin”: Blijini një Audi shqiptarit!

Abazaj e përjetoi keq lënien jashtë, trajneri i Anderlehtit i gjen “ilaçin”: Blijini një Audi shqiptarit!

Kristal Abazaj është padyshim një nga futbollistët më premtues të Shqipërisë, teksa kaloi me një hap gjiganti nga Luftëtari, drejt ekipit të njohur në Belgjikë, te Anderlehti.

Por fillimi i kampionatit nuk ishte ai i ëndërruari për futbollistin kuqezi, pasi pësoi një dëmtim që e la jashtë në ndeshjet e para. Megjithëse pritshmëria për të ishte e lartë, edhe nga vetë drejtuesit e gjigantëve belg, Abazaj jo vetëm që nuk ka debutuar ende te Anderlehti, por nuk është i pranishëm as në stol.

Të gjithën këtë situatë, mesfushori 22-vjeçar nuk kishte sesi ta priste mirë, ndërsa ka bërë një vizitë edhe te psikologu i klubit. Rezultati? “Ilaçin” e shërimit ia gjen trajneri i Anderlehtit: “Abazaj nuk duhet të qëndrojë i mërzitur. Dërgojeni të sponsori ynë të zgjedh Audin që dëshiron”, u ka thënë trajneri belg drejtuesëve të klubit, që futbollisti shqiptar të hiqte disi mërzinë e akumuluar gjatë këtyre ditëve.

Një “Audi A8” e prodhimit 2018 falë sponsorit të klubit, tashmë situata duhet të ndryshojë disi. Mos u habisni, jemi në Europë… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top