Izraeli arriti të fitonte në takimin e parë të Shqipërisë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit të Rusisë, duke ia dalë me rezultatin 0-3 në “Elbasan Arena”, në një takim ku vetëm futbolli që nuk mund të zhvillohej lehtësisht.
Megjithatë historia fshihet dhe statistikat janë ato që ngelen. Në to përfshihen 3 gola të pësuara nga kuqezinjtë, mes të cilëve njëri i shënuar nga një debutues, Dan Einbinder. Në prag të ndeshjes së 7 shtatorit, mesfushori i Izraelit i rikthen futbollistëve të Panuçit kujtimin e hidhur.
“Ne i njohim shumë mirë kundërshtarët që do të përballemi, Shqipërinë dhe Skocinë. Kemi një mision përsipër për të përmbushur. Është vërtet një ndeshje e vështirë dhe do të vazhdojmë të përgatitemi që të jemi gati për të premten. E kemi studiuar Shqipërinë, kemi kujtime të mira nga ndeshja e fundit atje. Sidomos për mua përsonalisht, sepse do të shënoja edhe golin e debutimit”, ka thënë Einbinder. /Shqipëria.ch/