You are here
Home > Futboll Bota > Marrëveshje e mirë/ Kërkuan falje për “shqiponjat”, për të rritur imazhin në Zvicër!

Marrëveshje e mirë/ Kërkuan falje për “shqiponjat”, për të rritur imazhin në Zvicër!

I hodhën benzinë zjarrit, e për mos t’u djegur, e shuan po vetë atë ata. Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri i pranuan kushtet. Nuk ka më shqiponjë në festimet e tyre. Simboli që i bënte aq shumë krenar, vlen më pak tani se sa karriera e tyre. Serbia i kryqëzoi, Zvicra u tërhoqi veshin për të fundit herë, ndërsa ata, ulën kokën nën heshtje dhe “faj”. Marrëveshja ishte e qartë. “Kërko falje dhe do të jesh sërish qingji që pi dy nëna”.

Serbinë nuk e mërzisim dhe Zvicrës ia plotësojmë dëshirën. Fundja e përse duhet të ndodhte ndryshe? Të gjithë po luftojnë për imazh. Të gjithë duan të kenë një privilegj më tepër në karrierë. Xhaka ishte në luftën e tij për shiritin e kapitenit, që nuk mund ta merrte pa e bërë një hap mbrapa. Në një sondazh të “Blick”, pothuajse 70% e votuesve votuan në favor të portierit Yann Sommer si kapiten, ndërsa Xhaka mori vetëm 13% të mbështetjes.

Zhgënjimi është i dukshëm, ndonëse u mundua të merrte me të mira tifozët. Më më pak kërkues ishte Shaqiri, i cili u zu mat në këtë lëvizje. Megjithatë as Shaqiri nuk ngeli pa gjë. Pas pranimit të fajit, Federata zvicerane e shpërbleu sulmesin me golin më të mirë të vitit, atë ndaj Serbisë. Në fund të gjithë kësaj, shqiponjat nuk do të fluturojnë më në qiellin anglez apo nën hijen e fanellës së kuqe me kryq të bardhë. Por marrëveshja ishte e thjeshtë: “E dimë se çfarë ju ndieni në këtë moment, por dilni aty përpara gazetarëve dhe u kërkoni falje zviceranëve për atë festim tuajin. Bëjeni për karrierën tuaj. Të tjerat na i lini ne”… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top