You are here
Home > Futboll Bota > Shaqiri “tërhoqi shqiponjën”, Kurir kalon kufijtë: “Vdiq” që pa ardhur! I kërkojë ndjesë publike Serbisë

Shaqiri “tërhoqi shqiponjën”, Kurir kalon kufijtë: “Vdiq” që pa ardhur! I kërkojë ndjesë publike Serbisë

Një sallë gjyqi apo konferencash, kjo ende ngelet për t’u përcaktuar, megjithatë kështu e ka menduar kombëtarja zvicerane lidhjen me mediat për ditën e sotme.

Xhaka, Lihshtajner dhe Shaqiri të cilët ishin ulur përpara gazetarëve, për të thënë të njëjtën fjali: “Ndjesë! Nuk e përsërisim më, nuk e bëjmë më shqiponjën”. Një shije të hidhur për shqiptarët nga e gjitha kjo, por më shumë sesa vetë zviceranët, gëzimin nga e gjitha kjo e ndiejnë serbët.

E përditshmja serbe, “Kurir”, i ka tejkaluar kufijtë ashtu siç shpesh ka bërë kur artikujt lidhen me shqiptarët. Vetëm përpara pak ditësh, drejtori i përgjithshëm i Crevena Zvezdës, është shprehur se nuk kishte dijeni nëse Shaqiri do të kishte guximin të vinte në Serbi pas atij gjesti të kryer në Rusi, teksa festonte me shqiponjë përpara syve të tyre.

Nuk kalon shumë kohë dhe vetë futbollisti i Liverpulit kërkon që gjithçka të fshihet, ndërsa pritet që ekipi anglez të udhëzoj në transfertën e vështirë në Beograd. “Shaqiri ka vdekur përpara se të vijë në Beograd. Shtetasi zviceran i ka kërkuar falje publike Serbisë”, përshkruan në artikullin e saj e përditshmja serbe. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top