You are here
Home > Kombëtarja > Një foto mund të “fik” karrierën, Kaçe nuk duket gjëkundi!

Një foto mund të “fik” karrierën, Kaçe nuk duket gjëkundi!

Kur Kaçe publikoi, ose të paktën, kur u publikua fotoja e Ergysit me flamurin shqiptar dhe mbishkrimin UÇK, mijra tifozë nisën reagimet e para. Në trojet tona zemra fluturonte nga gëzimi. Jo se nuk e kishim parë ndonjehërë simbolin tonë kombëtar por sa herë që ai shfaqet tek një futbollist i kombëtares, entuziazmi bëhet i dyfishtë. Nga përtej kufijrit Kaçe nisi të kryqëzohej. Tifozët grek nisën koret raciste si në rrjete sociale por nuk kanë munguar edhe shkëndijat në stadium.

Ekipi i PAOK-ut nuk hezitoi të dënonte Kaçn me gjobë. E sikur mos të mjaftonte kjo mesfushorit filluan ti shkurtoheshin edhe minutat. Lufta e brendshme zgjati për dy sezone. Presioni ishte i madh dhe i pranishëm ngado, derisa PAOK vendosi ta dërgojë Kaçen në huazim. Ky do të ishte hapi kryesor drejt humnerës për karrierën e mesfushorit korçar.

Prej katër sezonesh Kaçe nuk ka luajtur më shumë se 25 ndeshje, ndërkohë që një një sezon normal mesfushori numërontë po aq ndeshje sa për katër vite. Kjo situatë ndikoi edhe në kombëtare duke humbur terren ndonëse De Biazi e Panuçi u treguan zemërbujar për një shans. Por Liga e Kombeve nuk i ka hedhur sytë nga këmbët e Kaçes. Panuçi e ka lënë jashtë me të drejt megjithëse korçari premton shumë.

Mesfushorin që dikur e kërkonin me ngulm disa nga ekipet e Seria A, sot dergjent në stol. Makthi “grek” vijon të pushtojë Kaçen dhe në horizont e vetmja rrugëzgjidhje mbetet largimi drej një kampionati larg kufirit helen./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top