You are here
Home > Futboll Bota > Shqipëria nuk është më periferia e Europës, tashmë na ofrohen arbitër të mirënjohur

Shqipëria nuk është më periferia e Europës, tashmë na ofrohen arbitër të mirënjohur

Shqipëria do të ndeshet në datën 7 shtator në takimin ndaj Izraelit, i vlefshëm për Ligën e Kombeve. Ky është një takim i rëndësishëm për të dyja Kombëtaret, të cilat e kërkojnë Europianin me ngulm nëpërmjet këtij formati të ri.

Por nëse më parë, UEFA zgjidhte për kuqezinjtë arbitëra jo me shumë eksperiencë, tashmë gjërat kanë ndryshuar. Kështu, takimin që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Izrealit, do e arbitrojë 42-vjeçari, Viktor Kasai.

Një emër ky i mirënjohur për futbollin europian, teksa Kasai e ka arritur kulmin e karrierës së tij në 2011, atje ku mbajti drejtësinë e finales së “Champions League” mes Barcelonës dhe Mançester Junajtid. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top