You are here
Home > Kryefaqja > AGOLLI, KARABOLLI & KELMENDI/ Nis gara mes tyre për çmimin e Nderit

AGOLLI, KARABOLLI & KELMENDI/ Nis gara mes tyre për çmimin e Nderit

Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur zyrtarisht garën në eventin “ALBANIAN SPORTS AMBASSADOR” edhe për tre çmime të tjera. Kështu, 12 sportistë dhe ish/sportistë do të konkurrojnë me kategori të ndryshme për tre çmime.

Çmimi I Nderit do të ndahet mes Ansi Agollit, Elisabeta Karabolli dhe Majlinda Kelmendi. Agolli njihet tashmë nga tifozat shqiptarë për kontributin e tij me fanellën e Kombëtares. Përkrah tij qendron Karabolli, ka qenë kampione evropiane në vitin 1979 në qitje me pistolete. Ndërsa në vitin 2008 u shpall në Amerikë sportistja femër më e mirë në qitje. Dhe e fundit, Majlinda Kelmendi. Kampionia botërore e vitit 2016 në xhudo do të jetë pjesë në garën e këtij çmimi. Kelmendi shënon arritje historike nën flamurin e Kosovës duke arritur 25 medalje ari, 5 argjendi dhe 4 medalje ari në kategorinë e saj./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top