Shqipëria do të ndeshet në datën 7 shtator ndaj Izraelit, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Duke parë ndeshjet e kaluara dhe zhgënjimet e marra, kuqezinjtë duket se janë të detyruar për fitore.
Ky mision tashmë duket të jetë më i lehtë, pasi Panuçi ka rikthyer në Kombëtare “gardën e vjetër”. Në konferencën për shtyp në ditën e sotme, njëri prej tyre, Ledian Memushaj nuk ka ngurruar t’i japë edhe disa këshilla trajnerit të tij, se nëse kërkon të zëvendësoj lojtarët për shkak të moshës, në fillim duhet të shohë për formën e tyre.
“Gjithmonë kam pasur dëshirë te kthehem te Peskara dhe s’kam dëgjuar oferta të tjera në merkato. Jam i kënaqur që u riktheva edhe në Kombëtare. Ndaj Izraelit do të jetë një takim i vështirë, sepse ata do të luajnë më tepër në mbrojtje, ndërsa ne do të jemi të hedhur në sulm.
Grupi i Shqipërisë gjithmonë ka qenë i fortë në pjesën e konkurrencës. Ne nuk duhet të shohim moshën, por formën e kualitetet. Për djemtë e rinjë ka kohë, por për mua kryesorja është forma e lojtarëve. Kombëtarja më ka munguar vërtet shumë. Tashmë unë shpresoj shumë që të bëjmë ndaj Izraelit një takim akoma më të mirë se Turqia. Këtu nuk ka Mesi dhe Ronaldo, diferencën e bën gjithmonë grupi”, ka thënë Memushaj. /Shqipëria.ch/