![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/09/Balaj.png)
Kombëtarja e Shqipërisë i rikthehet ndeshjes me Izraelin. Këtë herë kuqezinjtë kërkojnë një biletë për aventurën e re të Ligës së Kombeve. Prej dy ditësh, në qytetin bregdetar të Durrësit, djemtë nën drejtimin e Panuçit kanë nisur seancat e vazhdueshme stërvitore. Nga resort Tropikal lojtarët e kombëtares vijojnë, paralelisht me stërvitjen, edhe daljet publike për media.
Në ditën e sotme, sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj është shprehur i sigurtë se fytyra e Shqipërisë do të shihet në datën 7 shtator.
“Rezultatet nuk na favorizuar në miqësore, por meqë trajneri bëri zgjedhje të tjera dhe ka më shumë eksperiencë në grupin tonë, do të bëjmë më mirë. Tani ne e njohim njëri-tjetrin sepse kemi kohë që luajmë së bashku.
Shqipëria ka bërë lojë të mirë më përëpara, mos e shikoni vetëm në ato dy ndeshje miqësore. Tani do e shihni fytyrën e vërtetë të Shqipërisë. Në Rusi jam aktivizuar në një pjesë të madhe të ndeshjeve të zhvilluara dhe shpresoj të jem pjesë e formacionit te Shqipëria. Rivaliteti ka qenë gjithmonë i lartë sa i përket konkurrencës në Kombëtare. Do të doja të luaja me Gurin në sulm, dy shkodranë, por kemi kohë që se përdorim këtë skemë. Izraeli është një kundërshtar i njohur për ne, por nga ana tjetër është edhe Skocia që do të kërkoj vendin e parë në grupin tonë”, ka thënë Balaj. /Shqipëria.ch/