You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi “ia rrëmbeu”  Suedisë me shirit kapiteni, mesfushori shqiptar fshihet nga lista

Panuçi “ia rrëmbeu”  Suedisë me shirit kapiteni, mesfushori shqiptar fshihet nga lista

Disa kohë më parë, ndër zbulimet dhe afrimet e reja që Panuçi do të sillte në kombëtaren shqiptare, do të ishte edhe mesfushori i AEK-ut, Astrit Ajdari. Duke parë karrierën e tij, të gjithë ishin të bindur në aftësitë e këtij njeriu dhe mezi prisnin debutimin e tij në fushën e lojës.

Vetëm duke përmendur faktin se Ajdari ka qenë më parë edhe kapiteni i të rinjve të Suedisë, fliste qartësisht që kemi të bëjmë me një futbollist që i mungonte dhe nevojitet kombëtares shqiptare. Por karriera e mesfushorit 28-vjeçar nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë, ndërsa AEK-u e ka parë gjithmonë si tepërt.

Madje, edhe vetë Panuçi hoqi dorë prej tij, duke mos e grumbulluar në ndeshjet e Shqipërisë. E sikur kjo të mos mjaftonte, Astrit Ajdari nuk është përfshirë as në listën e AEK-ut, pasi do të marrë pjesë në “Champions League”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top