Fillim vjeshta e vitit 2004 është e skalitur fort në memorjen e çdo shqiptari që ka ende në zemër ngjyrat e flamurit. Kombëtarja e Shqipërisë kishte prenotuar ndeshjen e shekullit, atë ndaj Greqisë, e sapo shpallur kampione e Europës. Trajneri gjerman, Hans Peter Brigel, luante ndeshjen e karrierës, ndërsa shqiptarët ishin gati për ndeshjen e jetës. Mjaft emocione do të kishte ajo mbrëmje, shoqëruar me forcë, ndjenja atdhetarizmi, zemërim dhe një detyrim nën emrin e flamurit. Ndaj fqinjëve Brigel hodhi gjithë artilerinë që disponointe.
Në portë i padiskutueshmi STRAKOSHA. Përpara tij BEQIRI, CANA, ALIAJ, dhe MURATI. Në hap larg mbrojtjes MYRTAJ. Mesfusha do të ruhej nga LALA, SKELA DURO dhe HASI, ndërsa përpara portës kundërshtare, shtatlarti TARE.
Njëmbëdhjetshja më e mirë e të gjitha kohrave në histori, gjunjëzoi edhe kampionët, në një mbrëmje me afro 16 mijë shikues nga stadium dhe gjithë Shqiptarinë nga ekrani I televizorit. Murati e Alaj atë natë ndalën gjumin për shqiptarët. E gjithë Tirana, Shqipëria e Diaspora festoi pambarimisht një sukses që nuk mund të vintë dy herë në jetë. Ndërsa sot, kur kanë kaluar plot 14 vite, kujtesa ruan me fanatizëm një histori të shkruar me gjak e djersën e atyre lojtarëve./Shqipëria.ch/