Përveç listës së publikuar nga ana e trajnerit Mustedanagiç për U-17 e Shqipërisë, në ditën e sotme është publikuar edhe ajo e U-19.
Grupi i lojtarëve që do drejtohet nga ana e Erion Bogdanit, do të luajë dy miqësore në Lushnjë dhe Elbasan, ndaj kundërshtarëve islandezë. Ajo që bie lehtësisht në sy te lojtarët e grumbulluar është fakti se ashtu si edhe trajneri boshnjak, po i jepet më shumë hapësirë lojtarëve që luajnë në Shqipëri.
Nga 28 lojtarët e ftuar nga ana e Bogdanit, 12 prej tyre janë pjesë e kampionatit shqiptar, shifër kjo që ka ardhur në rritje duke e krahasuar me kohët e mëparshme. /Shqipëria.ch/