Vëmendja në mbrëmjen e 7 shtatorit do të përqendrohet totalisht në stadiumin e “Elbasan Arena”, ku do të luhet ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Izraelit. Por sa është vlera monetare që do të përfitojë Shqipëria, për pjesëmarrje dhe sa nëse do ja dalë të kryesojë listën?
Të dhënat zyrtare të UEFA-s bëjnë të ditura se shuma prej 76.25 milionë eurosh është si shpërblim për 55 vendet pjesëmarrëse në Ligën e Kombeve. Por pagesa do të bëhet në mënyrë hierarkike ku Liga A do të paguhet 1 milionë euro më shumë së Liga D, ku ndodhet Kosova. Kombëtarja shqiptare do të përfitojë nga e gjitha kjo rreth 750.000€.
Kjo nuk është shuma e vetme që mund të rrëmbehet, pasi nëse paraqitja e kuqezinjëve do të eklipsojë kundërshtarët e Izraelit dhe Skocisë, atëherë do të dyfishohet shifra e fituar. UEFA, ka vendosur që për çdo fitues të grupit fillestar, çmimi do të dyfishohet, në këtë mënyrë një rezultat pozitiv mund t’i dhurojë Shqipërisë 1.5 milionë Euro.
Për të vazhduar me kampionin e madh të Ligave përkatëse, katër vendet e para nga A-D do të përfitojnë shuma të mëdha duke filluar nga 4.5 milionë euro për kampionët, 3.5 milionë euro për nënkampionin, ndërsa vendi i tretë do të shpërblehet me 2.5 milionë euro dhe vendi i fundit me 1.5 milionë euro. Nëse Shqipëria ia del të triumfojë në Ligën D dhe të shkojë në Europian nëpërmjet këtij formati të ri, do të marrë plot 6 milionë euro, në qershor të 2019. /Shqipëria.ch/